Hamas pezullon marrëveshjen e armëpushimit. Lajmi bëhet i ditur në një deklaratë nga Abu Ubaida, zëdhënës i brigadave të armatosura të Hamas.

Pezullimi i shkëmbimit të pengjeve me të burgosurit palestinezë shtyhet pa afat, thuhet në deklaratë, deri në një njoftim tjetër. Sipas planit të marrëveshjes ishte parashikuar që ky shkëmbim të realizohej në 15 Shkurt, por tashmë kjo datë quhet e fshirë në kohë të pacaktuar nga ana e Hamas. 

Vendimi i marrë është argumentuar duke akuzuar Izraelin se nuk ka respektuar termat e marrëveshjes. Ky vendim vjen menjëherë pas deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump i cili deklaroi se sipas planit të tij për Gazën, asnjë palestinez nuk do ketë të drejtë të kthehet më në Gaza, pasi do të kenë shtëpi të tjera në një tjetër vend.

Ka reaguar menjëherë ministri i Mbrojtjes së Izraelit, i cili ka kërkuar rimobilizim ushtarak të nivelit të lartë, për të përballuar çdo lloj skenari te mundshëm.

Mbi shtyrjen e shkëmbimit nga Hamas, ai ka thënë se është një shkelje e plotë e marrëveshjes së armëpushimit dhe këmbimit të pengjeve.

Hamas liroi 3 pengje ditën e shtune gjatë shkëmbimit të katërt, i vendosur në marrëveshjen e palëve që u arrit në Janar 2025.

Klan News