Pas lirimit të tre pengjeve izraelitë dhe pesë tajlandezë, Hamasi ka konfirmuar se 110 të burgosur palestinezë janë liruar sot nën masa të forta sigurie.

Autobusët me të burgosur palestinezë kanë mbërritur në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar, shkruan BBC.

Ndërkohë ky është lirimi i tretë i pengjeve nga Hamasi që nga fillimi i marrëveshjes së armëpushimit midis Izralit dhe Hamasit më 19 Janar.

Gjatë ditës së sotme lirimi i pengjeve izraelite u shoqërua me kaos, gjë që bëri që Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të shtyjë me pak orë lirimin në këmbim, të 110 palestinezëve të burgosur në Izrael.

Teksa militantët e Hamasit i dorëzonin 29-vjeçarin izraelit Arbel Jehud, ndërmjetësuesve të Kryqit të Kuq, një trumë e madhe banorësh të Kan Junuzit i rrethuan dhe shkaktuan kaos në dorëzimin e tyre, aq sa në disa momente situata rrezikoi të dilte jashtë kontrollit./tvklan.al