Grupi militant palestinez Hamas liroi tre pengje izraelitë në këmbim të 183 të burgosurve palestinezë në fazën e fundit të një marrëveshjeje armëpushimi që synon të hapë rrugën për t’i dhënë fund luftës 15-mujore në Gaza.
Ohad Ben Ami dhe Eli Sharabi, të dy të marrë peng nga Kibbutz Be’eri gjatë sulmit ndërkufitar të udhëhequr nga Hamas më 7 Tetor 2023, dhe Or Levy, rrëmbyer nga festivali i muzikës Nova, të udhëhequr nga persona të armatosur të Hamasit, shëndeti i të cilëve dukej i rëndë, dolën në podium ku u intervistuan shkurtimisht nga militantët e Hamasit.
Pengjet i bënë thirrje Izraelit që të pajtohet me fazat e ardhshme të armëpushimit. Anëtarët e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq nënshkruan dokumentet e tyre të lirimit në skenë.
Ata do të kaluan kufirin Izrael-Gaza dhe u dërguan në një bazë ushtarake për një kontroll fillestar mjekësor. Tre pengjet tani janë transferuar në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe dhe do të kthehen në Izrael për ekzaminim mjekësor.
Entuziazmi, por edhe frika u vu re edhe tek familjet e pengjeve që për më shumë se 15 muaj pritën në ankth se për fatin e të dashurëve të tyre. Brohoritjet shpërthyen në sheshin qëndror të Tel Avivit ku ishin të mbledhur qindra njerëz për të parë lirimin, ndërsa tre burrat u shfaqën në ekran.
Selia e Forumit të Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura në një deklaratë bëri të ditur se imazhet shqetësuese nga lirimi i Ohad, Eli dhe Or shërbejnë si një tjetër provë e dhimbshme dhe nuk ka kohë për të humbur për të liruar edhe pengjet e mbetur.
Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, synon lirimin e 33 pengjeve gjatë fazës së parë 42-ditore të marrëveshjes. Negociatat për fazën e dytë të armëpushimit pritet të nisin të hënën, por ende nuk dihen detaje për bisedimet.
Zyra e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se pas këtij këmbimi, një delegacion izraelit do të niset për në Doha për negociata të mëtejme për armëpushimin. Në fazën e dytë synohet lirimi i më shumë pengjeve dhe hapja e rrugës për përfundimin e përhershëm të luftës, që nisi më 7 Tetor 2023.
Frika se marrëveshja mund të zhbëhet para se të gjithë pengjet të lirohen është rritur që nga thirrja e papritur e Presidentit të SHBA, Donald Trump, që palestinezët të zhvendoseshin nga Gaza dhe që enklava t’i dorëzohej Shteteve të Bashkuara dhe të zhvillohet në “Rivierën e Lindjes së Mesme”.
Negociatat për një fazë të dytë armëpushimi filluan këtë javë.
Klan News