“Uroj me gjithë zemër që tuneli të funksionojë”. Pas këtij urimi për hapjen e Tunelit te Murrizit, pjesa më e rëndësishme e rrugës së Arbërit, kryetar i PD, Sali Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisur për abuzime në investime që janë bërë në këtë projekt.
“Tuneli i Murrizit është inaguruar gjer më sot sipas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut nga 2022-shi tre herë. Parametrat e tjera të asaj rruge janë copë copë. Asnjë standard, ku ta kapësh më parë. Edhe atë që ndërtuam ne, e lanë”, u shpreh kryedemokrati.
Nëse PD rikthehet në qeveri, Berisha u zotua se do të bëjë një audit mbi investimet e qeverisë “Rama” në infrastrukturë.
“Një audit i përgjithshëm pas datës 11 Maj do të bëhet për çdo qindarkë të investuar në infrastrukturë”, tha Berisha.
Nxënësve dhe të rinjve u kërkoi që ti bashkohen protestës të së shtunës, kundër vendimit për mbylljen e Tik-Tok.
“Të protestojnë kundër një qeverie të korruptuar që kërkon të kontrollojë informacionin që marrin qytetarët”, tha Sali Bersha.
Thotë se kreu i qeverisë do të ndëshkohet për mbylljen e rrjetit social.
“Do të ndëshkohet rëndë për veprën antikushtetuese. Një megakrim i përmasave gjigande. Me datën 12, Tik-Tokun do ta kenë në telefonat e tyre”, tha kreu i PD-së.
Kryedemokrati thotë se largimi i PS nga qeveria, do i hap rrugë vendit për t’u integruar në BE si dhe për të patur një zhvillim ekonomik më të shpejt.
Klan News