Opozita do të zhvillojë pasditen e sotme një protestë në Tiranë kundër mbylljes së aplikacionit TikTok.
Tubimi është konsideruar si marshim kombëtar dhe do të kulmojë përpara Kryeministrisë në orën 19:00.
Kreu i demokratëve, Sali Berisha është shprehur se mbyllja e Tik Tok është një akt censure në kulmin e fushatës elektorale dhe që do të ndikojë në zgjedhjet e 11 Majit.
Një ditë më parë Berisha komentoi edhe hapjen e tunelit të Murrizit duke u shprehur se punimet janë jashtë çdo standardi të BE.
Kreu i opozitës foli edhe për shpenzime të fryra që kanë kushtuar më shumë se 3 herë mbi parashikimet.
Tv Klan