Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Berlin në kuadër të një vizite një ditore, ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel. Fillimisht kreu i ekzekutivit kosovar është takuar me Grupin Parlamentar për Evropën Juglindore të Bundestagut.
Haradinaj, u shpreh se këto takime kanë për qëllim thellimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, tha Haradinaj.
Në këtë vizitë Haradinaj është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Tv Klan