Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj, ka qenë i pari nga politikanët e tjerë të Kosovës që ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje, pas publikimit te sondazheve, ku kjo parti del fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Një trend i votës shihet se është nga Vetëvendosja dhe konstatohet një fitore e tyre. Shfrytëzoj rastin për ta uruar fitoren e Vetëvendosjes. Rezultatet përputhen edhe me pritshmëritë tona”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kishte pritur një rezultat prej 10%, duket shtuar se kjo forcë politike nuk ka vija të kuqe për bashkëpunimin.
Tv Klan