Sipas sondazheve të fundit rezulton se kandidatja Kamala Harris mund të humbasë nga votuesit me ngjyrë veçanërisht tek meshkujt.

Për të marrë mbështetjen e tyre Harris solli me vete ish-presidentin e parë e SHBA, Barack Obama për të argumentuar se një presidencë tjetër e Trumpit është më e rrezikshme nga sa e kuptojnë shumë votues.

Barack Obama, ish-President i SHBA-së: Ajo që nuk mund ta kuptoj është pse dikush do të mendonte se Donald Trump do t’i sjelle gjërat në një mënyrë që është e mirë për ju. Nuk ka absolutisht asnjë provë që ky njeri mendon për dikë përveç vetes së tij.

Deri më tani gara është e ngushtë në këtë shtet dhe për këtë arsye Harris u kërkoi mbështetësve të saj të mos harrojnë të votojnë.

Kamala Harris, zv. Presidente e SHBA-së: Nuk kam nevojë t’ju them, votimi tashmë ka filluar, dhe të gjithë këtu e dinë se do të jetë një garë e ngushtë deri në fund. Pra, kemi shumë punë përpara, por na pëlqen puna jonë. Puna e vështirë është punë e mirë…

Joe Biden fitoi Xhorxhian në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke u bërë kandidati i parë presidencial demokrat që  merr mbështetje në shtetin jugor që nga Bill Clinton në 1992.

Klan News