Ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg do t’i besohet sërish posti i ministrit të Financave në Norvegji.

Ai ka shërbyer në këtë rol në vitet 1996 dhe 1997 dhe ka qenë Kryeministër në vitet 2000-2001 dhe 2005-2013. Stoltenberg ka drejtuar aleancën e NATO-s për një dekadë, përfshirë edhe gjatë mandatit të parë të Presidentit amerikan Donald Trump.

Në vitin 2022, Stoltenberg do të bëhej shef i Bankës Qendrore të Norvegjisë, por nuk e mori këtë post pasi Presidenti i atëhershëm i SHBA Joe Biden i kërkoi atij të vazhdonte si shef i NATO-s.

Norvegjia, jo anëtare e BE-së, një vend prej 5.5 milionë banorësh me një ekonomi të orientuar nga eksporti, ka frikë se mund të jetë e pambrojtur nëse do të ketë një luftë tregtare.

Eksportet kryesore të saj janë nafta, gazi dhe peshku.

Klan News