Pjesë e delegacionit shqiptar që merr pjesë në çeljen e sesionit vjetor të OKB-së është edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili këtë të hënë mori pjesën në një mëngjes pune me homologët e tij të grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e tij, ai theksoi angazhimin e Shqipërisë për reformat, forcimin e institucioneve, bashkëpunimin rajonal dhe përgatitjen e kompanive për tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.
Ministri Hasani u shpreh se hendeku socio-ekonomik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së duhet të mbyllet gradualisht.
Ai theksoi se gjithashtu se një qasje e bazuar në merita, me përfitime të prekshme në çdo fazë, është thelbësore për të siguruar një proces të qetë integrimi, duke nxitur stabilitetin, rritjen ekonomike dhe lidhjet më të forta rajonale.
Tv Klan