Kanë përfunduar tashmë 70% e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë inspektimit në kantierin e punimeve për të cilin u shpreh se për rijetëzimin e sektorit puna do të vijojë edhe për projekte të tjera.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal më tej edhe tek dy projekte të tjera të rëndësishme, të sektorit hekurudhor, siç është Vorë-Hani i Hotit apo edhe projekti i Korridorit të VIII, projekte të cilat do të jetësohen edhe falë mbështetjes së Bashkimit Europian.
Nga stacioni i Tiranës deri në aeroportin “Nënë Tereza” parashikohet që koha e udhëtimit të jetë 12 minuta, me 3 stacione, ndërkohë që Tiranë-Durrës përllogaritet në 22 minuta, me 8 stacione.
Tv Klan