Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen e vendeve të BE-së dhe plotësimi i boshllëkut që la Washingtoni në mbështetjen ndaj Kievit përballë sulmit rus janë pikat kryesore të diskutimeve mes liderëve të unionit në samitin e veçantë të kësaj të enjteje në Bruksel.
Para nisjes së samitit ra në sy ndarja sërish në dy grupe e krerëve të vendeve anëtare. Kancelari gjerman në detyrë Olaf Scholz u rendit ndër ata që kërkojnë që mos ecet drejt shkëputjes së partneritetit me Shtetet e Bashkuara.
“Në këndvështrimin tim, nëse gjykojmë me gjakftohtësi dhe mendjemprehtësi, mbështetja e Shteteve të Bashkura duhet ruajtur në muajt dhe vitet e ardhshëm, pasi Ukraina po ashtu është e varur nga mbështetja e tyre në fushën e mbrojtjes”, tha Olaf Scholz.
Ndërsa kryeministri polak Donald Tusk është në krah të kreut të shtetit francez Emmanuel Macron që kërkon që BE të marrë në dorë mbrojtjen e vetëvetes.
“Europa si një e tërë është në të vërtetë në gjendje të fitojë çdo përballje financiare, ekonomike apo ushtarake me Rusinë. Jemi thjesht më të fuqishëm, veçse duhet të nisim ta besojmë këtë. Kjo po ndodh sot”, tha Donald Tusk Kryeministrisë i Polonisë.
I pranishëm në samit është edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Layen i prezantoi atij para takimit planin “Riarmatosja e Europës” që më tepër se dyfishon buxhetin ushtarak të BE-së në 800 miliardë Euro dhe që sipas Von der Leyn u mundëson vendeve anëtare të investojnë në fushën e mbrojtjes për Ukrainën.
Tv Klan