Shumë shpejt Shëngjini dhe Velipoja, dy zona të rëndësishme turistike në veriperëndim të vendit do të lidhen përmes një rruge të re.
Projekti infrastrukturor me vlerë 3.8 miliardë Euro është drejt përfundimit dhe rruga e re do të shkurtojë distancën dhe do të reduktojë kohën e udhëtimit nga 1 orë e 20 minuta në vetëm 20 minuta.
Investimi është mirëpritur nga banorët, të cilët theksojnë se rruga e re do të lehtësojë lëvizjen dhe do të sjellë një zhvillim të mëtejshëm të turizmit.
Aksi panoramik ruan peizazhet natyrore të plazheve të Shëngjinit, Ranës së Hedhur, Rrjollit dhe Lagunës së Vilunit, duke e kthyer gjithë zonën në një destinacion tërheqës turistik.
Tv Klan