Kryeministri Rama njofton se sërish nesër do të ju përgjigjet pyetjeve në rrjetet e tij sociale përmes një videoje direkte që do të nisë në orën 08:30 të mëngjesit.
Rama thotë se diskutimi “Sy m’Sy” do të vazhdojë nesër për detyrën e tyre për garantimin e pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik dhe për të ngritur zërin kur vërejnë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike.
Kryeministri shton se Shqipëria 2030 duhet të jetë në BE dhe për një drejtësi trë pavarur që garanton strandardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve.
“Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve”, shkruan Kryeministri Rama.
/tvklan.al