Hezbollahu ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen e liderit të saj Hassan Nasrallah, si pasojë e sulmit me raketa të Izraelit në periferi të Bejrutit, Liban.

Përmes një deklarate të publikuar, Hezbollahu bëri me dije se Nasrallah ka vdekur.

Ka qenë një sulm me raketa i Izraelit gjatë orëve të vona të së premtes që i mori jetën liderit të Hezbollah, por dhe disa drejtuesve të tjerë të saj.

Lajmin fillimisht për vrasjen e tij e konfirmoi vetë Ushtria Izraelite.

/tvklan.al