Izraeli konfirmoi të martën vonë vrasjen e kandidatit kryesor për të drejtuar grupin militant Hezbollah, pasardhësin e mundshëm të Hassan Nasrallahut.
Sipas ushtrisë izraelite Hashim Safedin (Hashem Safieddine) u vra pas sulmeve ajrore jashtë Bejrutit në fillim të këtij muaji. Sulmi në fjalë ka ndodhur rreth datës 8 Tetor, por atëherë ishte pamundur të konfirmohej fati i Hashim Safedin (Hashem Safieddine).
Ai ishte një klerik i fuqishëm e me ndikim në radhës e Hezbollahut që pritej të pasonte Hassan Nasrallahin, një prej themeluesve të grupit.
Safedin u vra në fillim të Tetorit së bashku me 25 udhëheqës të tjerë të Hezbollahut.
Klan News