Ushtria izraelite ka deklaruar se rreth 250 raketa janë lëshuar nga Hezbollahu përtej kufirit nga Libani duke shënuar kështu një nga bombardimet më të rënda të Izraelit që nga intensifikimi i luftimeve në muajin Shtator.

Si pasojë e sulmeve, disa persona janë plagosur dhe ndërtesat janë dëmtuar në Izraelin verior dhe qëndror, disa prej tyre pranë Tel Avivit. Këto pasuan një sulm ajror izraelit në qendër të Bejrutit të shtunën, në të cilin Ministria Libaneze e Shëndetësisë tha se u vranë 29 persona.

Raketat ranë në Petah Tikva, afër Tel Avivit dhe në disa zona veriore: Haifa, Nahariya dhe Kfar Blum. Ndërkohë, Hezbollahu i cili më parë ishte zotuar për t’ju përgjigjur sulmeve në Bejtut duke synuar Tel Avivini, tha se kishte lëshuar raketa precize në 2 objekte ushtarake në qytet dhe aty pranë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit akoma nuk kanë komentuar mbi sulmin e së shtunës, por mediat izraelite raportuan se ishte një përpjekje për të vrarë Mohammed Haydar, një zyrtar i lartë i Hezbollahut./tvklan.al