Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i çerekfinaleve të këtij edicioni të Nations League. Goglat sollën përballje interesante, ku spikat supersfida Itali-Gjermani. Fituesja do të përballet me ekipin që do të ketë sukses në çiftin Danimarkë-Portugali. Dy sfidat e tjera janë Kroaci-Francë dhe Hollandë-Spanjë, fitueset e të cilave do të ndeshjen me njëra-tjetrën.
Çerekfinalet do të luhen në mars të vitit 2025, ndërsa finalet në qershor të vitit 2025. Më herët në këtë ceremoni u hodh shorti për play off të ligave B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B.
Nga ndeshjet për tu ndjekur janë Turqi-Hungari apo Greqi-Skoci.
Pjesë e këtij shorti është edhe Kosova si e dyta në grupin e saj. Kombëtarja dardane do të ndeshet me Islandën. Dardanët kanë mundësi të ngjiten në Ligën B me anë të ‘play-off’-it. Ndeshjet e play off do të luhen në mars ndërsa faza finale në muajin qershor.
Tv Klan