Tre skuadrat shqiptare, kampione të Shqipërisë, Kosovë dhe Maqedonisë së Veriut, njohën kundërshtarët për turin e parë kualifikues të Champions League.
Egnatia do të përballet me skuadrën nga Bosnja, Banja Luka, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë dhe të kthimit në Shqipëri.
Ballkani që drejtohet nga Ilir Daja nuk do ta ketë të vështirë me Santa Colomës nga Andorra. Sfida e parë do të luhet në Prishtinë.
Short i komplikuar për Strugën, që do të gjejë përballë sllovakët e Slovan Bratislavës.
Skuadra tjetër shqiptare, kampionia e Malit të Zi, Deçiç i Tuzit, do të luajë kundër një skuadre jo fort një njohur nga Wales, The Ne Saints.
Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik.
U hodh gjithashtu shorti për Conference League. Vllaznia do të luajë ndeshjen e parë në transfertë ndaj Valur të Islandës. Ndërsa Partizani ndaj Marsaxlokk nga Malta. Tirana do të shkojë sërish në Gjeorgji, kësaj herë për sfidën ndaj Torpedo Kutaisi.
Tv Klan