Këtë të Enjte, u hodh shorti për kualifikueset e Europianit të ardhshëm, për U-17 dhe U-19.

Shqipëria U-17, për raundin e parë të kualifikueseve, është shortuar në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin.

 Të gjitha ndeshjet e Grupit 8 të këtij mini-turneu do të luhen në Kroaci, në datat 11, 14 dhe 17 Nëntor 2025.

Vendet e para dhe të dyta të çdo grupi do të kualifikohen më tej në raundin e dytë të kualifikueseve.

Kundërshtarët i mësoi edhe Shqipëria U-19, që u shortua në Grupin 5, me Ukrainën, Malin e Zi dhe Sllovakinë.

Edhe këtë herë, UEFA si edhe federatat pjesëmarrëse në këtë grup kanë vendosur t’ia besojnë FSHF-së organizimin e këtij mini-turneu që do të zhvillohet në vendin tonë në muajin Nëntor të vitit 2025.

/tvklan.al