Presidenti amerikan, Donald Trump është i vendosur të vijojë luftën tregtare edhe me Europën.

Ai ka kërcënuar Bashkimin Europian me vendosjen e një tarifë 200% për verën dhe shampanjën dhe pije të tjera alkoolike që vijnë nga vendet e bllokut në SHBA.

Trump tha në një postim në rrjetin e tij social “Truth” se vendosja e këtyre tarifave për pijet alkoolike nga BE janë një kundërpërgjigje për një taksë prej 50% për uiskin amerikan të  vendosur më herët nga unioni.

Tv Klan