Hije skandalesh seksuale përfshijnë dy prej të përzgjedhurve të Donald Trampit, në postet drejtuese të administratës së tij të re.
Njëri prej tyre është Pit Hegeth, i përzgjedhuri i Donald Trampit si Sekretari i ri i Mbrojtjes. Mediat amerikane hedhin dyshime se ai është përfshirë në një rast përdhunimi para 7 vitesh, që kaloi në heshtje, pasi ai e pagoi viktimën që të mos e bëjë publike pasi rrezikonte vendin e punës si gazetar i Foks Njuzit.
Sipas mediave amerikane, emri i tij shfaqet në një hetim të kryer nga policia kaliforniane për një përdhunim më 8 Tetor 2017 në një hotel në Monterei. Detaje të tjera nuk jepen, ndërsa policia kaliforniane ka refuzuar të komentojë. Një nga avokatët e tij ka pranuar për Uashington Post se Hegseth e pagoi vajzën që të heshtë. Pas kësaj ngjarjeje, Hegseth u divorcua nga bashkëshortja e parë.
I përfolur për përdhunim edhe si përzgjedhuri për Sekretar Drejtësie, Matt Gaetz, ndaj i cili është akuzuar për dhunë seksuale ndaj një minoreneje. Komisioni i Etikës në Dhomën e Ulët ka hetuar prej kohësh për kërë rast, por raporti nuk është publikuar me insistimin e kreut të kohës të Dhomës së Ulët Majk Xhonson.
Megjithatë, burime pranë stafit të Trampit thonë se presidenti i zgjedhur ka mësuar për këto raste pasi bëri publike përzgjedhjen e tyre.
Tv Klan