Mosmarrëveshjet ideologjike me Bashkimin Sovjetik në të gjitha fushat shënuan veprimet e diplomacisë shqiptare në vitin 1961, duke u bërë shkak për prishjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve komuniste.
Këtë vit, kaluan një periudhë të vështirë edhe forcat e armatosura të Ushtrisë Popullore.
Petrit Myftiu, komandant i njërës prej nëndetëseve në bazën e përbashkët ushtarake të Pashalimanit, do të rrëfejë për momentet e vështira, incidentet, provokacionet dhe duelin e heshtur të marinarëve tanë me ata rusë të kësaj baze, të nisur nga hierarkitë e larta politike dhe ushtarake.
Një tjetër histori është ajo e Dhimitër Pangos, i cili u kthye në Shqipëri pas amnistisë së vitit 1960.
Pas kthimit, Pango u vu në shënjestrën e Sigurimit të Shtetit, nga i cili, në vitin 1961, u arrestua dhe u dënuar me akuzën për tentativë arratisjeje, duke kaluar një periudhë 16-vjeçare në burgjet e diktaturës komuniste./tvklan.al