Stuttgart Arena do të presë çerekfinalet e UEFA EURO 2024 mes dy “lojtarëve” kryesorë të futbollit botëror: Spanjës dhe Gjermanisë. Dy skuadrat janë më të suksesshmet në historinë e Kampionatit Evropian me nga tre tituj secila.
Dy skuadrat u takuan për herë të fundit në Kupën e Botës 2022, kur barazuan 1-1.
Tre nga katër takimet e fundit mes dy skuadrave kanë përfunduar 1-1, me përjashtim të një ndeshjeje historike të Ligës së Kombeve të luajtur në Sevilla më 17 Nëntor 2020 e cila përfundoi 6-0 për Spanjën. Kjo ishte edhe humbja më e madhe e Gjermanisë në ndeshjet kompeticioni.
Por ajo çka djeg më shumë për gjermanët është finalja e EURO 2008, të cilën “La Roja” e fitoi falë golit të Fernando Torres në minutën e 33’.
Vetëm Gjermania me 14 ka marrë pjesë në finalet e EURO më shumë se Spanja, e cila është kualifikuar për herë të 12-të. Spanjollët janë në EURO-n e tyre të tetë radhazi dhe të 11-të në 12 edicionet e fundit, nuk kanë arritur të kualifikohen vetëm në 1992.
Spanja është e vetmja kombëtare që ka fituar Kampionatin Europian në dy edicione radhazi.
Në Volksparkstadion në Hamburg, Portugalia dhe Franca përballen me njëra-tjetrën për të tretën herë radhazi Kampionatin Evropian.
Edhe pse Franca ka triumfuar në këtë ndeshje ndër vite, duke fituar 19 nga 28 herë, fitorja e Portugalisë ndaj Les Bleus në Stade de France në finalen e EURO 2016 është ende e freskët.
Ishte fitorja e vetme e Portugalisë në 14 ndeshjet e fundit kundër Francës. Të dyja skuadrat kaluan një provë të vështirë në fazën e të 16-ve të këtij edicioni.
Portugalia merr pjesë në EURO për të nëntën herë, e teta radhazi. Franca është në turneun e saj të 11-të dhe nuk ka dështuar të kualifikohet që nga viti 1988.
Tv Klan