Kopikaran Krishnasamy, pronari i restorantit indian është ndaluar, pasi kishte gatuar mish maceje në restorantin e tij.
Inspektorët gjetën 15 kg mish kafshësh shtëpiake të cilat ishin vendosur në frigorifer në qese plastike.
Menjëherë pas këtij konstatimi, inspektorët mbyllën restorantin e Krishnasamy, dhe i vendosën gjobë prej 14 mijë Dollarësh.
Ai u justifikua duke thënë se nuk e kishte parë çfarë shkruhej në qeset e mishit që kishte blerë, me pretendimin se nuk dinte anglisht, por vetëm e kishte futur në frigorifer dhe më pas kishte nisur ta gatuante.
Kopikaran Krishnasamy tha se ai nuk ka shërbyer asnjëherë mish kafshësh shtëpiake njerëzve që frekuentonin restorantin.
/tvklan.al