Dashuri e madhe, por edhe ëndrra të përbashkëta! Rajmonda e Gjoni ia dolën të shndërronin një shtëpi 300 vjeçare në një restorant-hotel-muze që edhe emrin e ka kuptimplotë.


Sonte në “Opinion”, Rajmonda Sulaj rrëfen se si në vitin 2004 rikonstruktuan shtëpinë e cila me kohën mori formën e “Tradita Gegë & Toskë”. Një gërshetim i përsosur i etnografisë dhe gastronomisë!

“Tradita Gegë e Toskë”

Rajmonda Sulaj: Im shoq kishte punuar si kuzhinier në Belgjikë, duke e ditur që kishte një shtëpi të vjetër 300 vjeçare në Shqipëri. Tha ok “pse të punoj për belgun, kur mund të punoj në Shqipëri që të jem ndryshe prej pjesës tjetër?” Normalisht në fillim shumë njerëz thanë “Gjoni është i marrë!” Pse nuk e prish atë shtëpi të vjetër dhe të bëjë një pallat të ri. Ndërkohë ata që kanë sha në fillim sot janë klientët më të mirë tonë. Nisëm me restorantin, më vonë hoteli. Kemi 68 dhoma, 180 persona kapaciteti.

Por nuk mbaron me kaq. Ata kanë ngritur prej dy vitesh një hotel tjetër në Theth, i cili përveçse i pozicionuar në mes të bukurisë së natyrës, ka një arkitekturë mbresëlënëse.

Rajmonda Sulaj: Së fundmi është ideja ime, kemi një hotel në Theth. Gjëja më e mirë është të ndjekësh tregun. Gjithë bota kanë kthyer sytë te Alpet e Shqipërisë, im shoq e ka prejardhjen prej andej. Ka një kapacitet prej 40 personash, por është diçka ndryshe.  Alpet kanë kryesisht turistë gjermanfolës, së fundmi ka nga vendet nordike, baltike. Ju pëlqen gjithçka!/tvklan.al