Një 51-vjeçare është proceduar penalisht në Radhimë pasi ndërtoi pa leje një objekt në tokë publike dhe në vijën bregdetare.
Për këta arsye ka ndërhyrë IKMT që ka shembur objektin në fjalë që ishte kthyer në një bar-restorant.
“Në vijim të veprimeve, pas prishjes së objektit me qëllim rikthimin e hapësirës publike në gjendjen fillestare, ka nisur procedimi penal për pronaren e këtij objekti me veprimtari bar-restorant, shtetasen F. M., 51 vjeçe, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm””, njoftoi policia.
Uniformat blu thonë se do të vijojnë operacionet me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo personi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme./tvklan.al