Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë. Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë teksa ishte duke punuar. Mësohet se i riu ka rënë nga lartësia e pallatit ku po punonte.

“Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi E. O., 36 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al