Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në sheshpushimin e një pallati në Pogradec.

“Rreth orës 02:30,në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thotë Policia për ngjarjen.


Një banor i pallatit shprehet i tmerruar me shpërthimin.

“Ora 2 e 5 ka qenë se unë ika për në banjë. Shpërthim i fuqishëm shumë, ne thamë ra pallati, ça u bë?! Mirëpo kur dola nga penxherja, pashë tym të zi edhe pastrueset. Ato i hëngrën copat e tullave se qëlluan aty. Bërtisnin ato auuuu…”

Sipas gazetares së Klan News Anila Sefa, dyshohet se lënda plasëse është vënë pranë hyrjes së Meardi Berberit, një person me precedent të theksuar kriminal e që ka përfituar lirinë së fundmi nga Amnistia Penale.

Berberi rezulton i dënuar për “prodhim e armëmbajtje pa leje”, “prishje të rendit e qetësisë publike”, kanosje” dhe “plagosje të rëndë me dashje”. /tvklan.al