Gjendet turistja austriake që kishte humbur gjatë eksplorimit në Gadishullin e Karaburunit. Pas disa orësh kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi i 45-vjeçares, në zonën e quajtur “Gjiri i Nezhës”.

Turistet austriake iu dha ndihma e nevojshme dhe më pas u transportua drejt Himarës me mjetin lundrues të Policisë Kufitare.

Ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Klan News