Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ditën e sotme i ka emocionuar të gjithë me surprizën që i ka bërë një 12-vjeçari që vuan nga tumori. Besi ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në “Instagram” momentin kur e ka takuar djalin e vogël teksa u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve për ta ndihmuar pasi familja e tij nuk ka mundësi ekonomike që të përballojë shpenzimet mjekësore.
“Kristi Saka, 12-vjeçari me tumor të rëndë, ëndërronte të më takonte prej vitesh, por ne bashkë duhet të bëjmë realitet që ai të shërohet orë e më parë! Në gjendje të rëndë ekonomike, me baba të paralizuar, e një nënë që shpreson tek ndihma jonë, ju bëj thirrje të kontriboni të gjithë sipas mundësive. Fjalët tjera m’i kanë marrë lotët e Kristit e lutjet e nënës së tij për ndihmë”, ka shkruar Besi krahas videos emocionuese./tvklan.al