Për më shumë se tre orë, spektakli “Zemër Luana” i moderatores dhe autores Luana Vjollca, mbërtheu audiencën para ekranit të Televizionit Klan. Me kapitenë të skuadrave Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun, nuk mund të mos mungonte humori.
Ky spektakël në natën e parë solli në ekran dy emra të njohur të muzikës, Butrint Imerin dhe Don Xhonin, të cilët folën ekskluzivisht për Luana Vjollcën për projektet e tyre muzikore.
Në këtë natë të parë nuk mungoi as muzika popullore shqiptare e sjellë për publikun në sallë dhe teleshikuesit nga këngëtari Gena.
Luana Vjollca lë pa fjalë të gjithë! Shëtit Tiranën e veshur në flori me dumdum!
Ka filluar spektakli më i përfolur i momentit “Zemër Luana” dhe të gjithë ishim “sy e vesh” tek autorja dhe moderatorja Luana Vjollca. Çdo media online, i madh e i vogël kanë pritur të shohin si do dukej autorja e njohur, çfarë do sillte për publikun e saj 2 vite pas rikthimit në ekran.
Nuk zhgënjeu edhe këtë herë! Si gjithmonë Luana na ka treguar se arma e saj e fortë është autorironia, veçori që jo shumë njerëz të ekranit e posedojnë. Ajo vendosi të vijë më ndryshe në këtë hapje emisioni, e patë si?
E veshur me flori, duke shkëlqyer e gjitha dhe me një nga automjetet më të dëgjuara për ne, një dumdum i bardhë. Ndonëse e kemi parë si një kameleon në skenë, në këtë formë nuk e kishim parë më parë. Hapja e spektaklit pati dialogje komike dhe është konceptuar si një numër humori, siç do të jetë “Zemër Luana” gjithë sezonin plot të qeshura e mesazhe që vlejnë!
ZYRTARE: Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku kapitenë të “Zemër Luana”, por nuk flasin me njëri-tjetrin edhe në skenë!
“Zemër Luana” spektakli i argëtimit nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës ka hapur siparin dhe publiku ka qenë mjaft kurioz për të mësuar se cilët do të jenë kapitenët e dy skuadrave.
Ky lajm sapo u konfirmua nga vetë Luana në hapjen e programit, ku prezantoi dy kapitenët që do e shoqërojnë këtë sezon të “Zemër Luana” dhe ia doli të bëjë bashkë dy nga aktorët më të përfolur të humorit, por që nuk flasin me njëri-tjetrin. Ata janë Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku.
Dyshja refuzuan të përballeshin në skenë, por edhe pse tensioni shihej mes tyre, programi dhe argëtimi filloi!
Tani duhet të presim deri në fund të programit të shohim ç’ka ndodhur mes tyre sepse prej muajsh e kanë bërë merak publikun.
Don Xhoni flet për sherret me Noizyn dhe Finem, habit të gjithë me rrëfimet
Xhonatan Isufi i njohur për publikun me emrin e artit si “Don Xhoni” ishte i ftuari i parë i autores dhe moderatores Luana Vjollca në premierën e “Zemër Luana”.
Ai u vendos në një sfidë përballë reperëve shqiptarë, me disa prej të cilëve ka patur “diss”-e e përplasje hera-herës, Don Xhoni surprizoi të gjithë. Në skenë u vendos “Rrota VIP”, ku rrotullohet dhe ndalon tek personi që Xhonatani qëllon me armën e paintball dhe në këtë moment i behet nje pyetje pikante mbi reperin, ku ai mund të refuzojë të përgjigjet por duhet të japë vetë nga një koment për ta.
Teksa në rrotën VIP ai qëlloi foton e Finem, me të cilin u përfolën për një sherr masiv si në rrjete sociale ashtu edhe në jetën reale, por Don Xhon vendosi tu japë fund aludimeve dhe të habisë me përgjigjen. Ai u shpreh se Finem është një djalë i mirë dhe se mes tyre nuk ka patur kurrë diçka dhe i uroi suksese.
Ndërkohë kur në rrotën VIP ai qëlloi foton e Noizyt, me të cilin gjithashtu u përfolën për një përplasje, reperi Don Xhoni habiti publikun në skenë, kapitenët e çdo kënd me përgjigjen. Ai u shpreh se ka respekt për Noizyn dhe historia mes tyre Është njëjtë si me Finem, ata nuk kanë asgjë me njëri-tjetrin e janë në paqe.
Gjithashtu zbuloi se edhe me Mozzik nuk është zënë edhe pse nuk ndiqen në rrjete sociale apo edhe pas bashkëpunimit me Loredanën, ish-partnere e Mozzik. Ai u shpreh se me të dhe Getinjon kanë marrëdhënie mjaft të mirë, flasin në telefon jo në Instagram.
Ndërkohë për Mato Lale, u shpreh se nga 1-10 e vlerëson 8 si artist. Ndërsa për Don Phenom, u shpreh se ai vetë është më shumë “Don” se reperi në fjalë.
Butrint Imeri zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Kiara Tito!
Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca suprizoi në premierën e “Zemër Luana” dhe ia le audiencës së saj besnike të zgjedhë të ftuarit e parë të spektaklit të argëtimit.
Audienca zgjodhi, një nga këngëtarët më të pëlqyer të momentit dhe Luana Vjollca sjell si të ftuarit e parë në “Zemër Luana” dy artistët e njohur Don Xhoni dhe Butrint Imeri.
Ky i fundit në lojën dedikuar për të dhe fansave të tij, #Butriors, të cilët nisën për programin mesazhe zanore të cilat mbanin pyetjet e tyre. Një nga pyetjet e shumta ishte mbi lidhjen e tij të shumëpërfolur me moderatoren Kiara Tito, lidhje të cilën se konfirmuan kurrë të dyja palët.
Ndryshe ndodhi nga Butrinti këtë herë i cili foli për herë të parë mbi këtë marrëdhënie dhe arsyen e ndarjes që sipas tij nuk ka patur një arsye, por secili, ai e Kiara, vendosën të shohin rrugën e tyre.
“Nuk ka patur arsye. Ajo (Kiara) në rrugën e vetë, unë në rrugën time!”, u shpreh Trinti, , teksa pyetjes nga fansat nëse është lënduar prej dashurisë; ai tha se “si të gjithë” e se do gënjënte nëse do thoshte jo.
KAMERA E FSHEHTË | Këngëtari i “Zemër Luana” futet në kurth nga partnerja “xheloze”
Artisti i mirënjohur Gena u prezantua këtë premierë të “Zemër Luana” si këngëtari i spektaklit, i cili si gjithmonë arriti të ngrejë publikun në këmbë me zërin e tij.
Mirëpo nuk mund të mungonin sfidat edhe për të, këtë herë nga partnerja e tij, Lori në bashkëpunim me stafin e “Zemër Luana”. Teksa Gena ishte duke bërë prova për performancat e tij pak para nisjes së spektaklit, atij iu bë një kamera e fshehtë.
Krah tij ishin balerinat e programit të cilat në koreografinë për këngëtarit vendosën disa prekje më shumë seç duhej për të vendosur në siklet partneren. Ajo e dinte situatën, por duhet të bëhej xheloze, pasi një nga baleriat i shkon pas Genës dhe i thotë që e pëlqen shumë, di çdo këngë te tij e dëshironte t’i jepte një puthje. Situata agravon me xhelozinë e Lorit, por që Gena në skenë zbuloi se ishte vetëm një kamera e fshehtë dhe se tani u qetësua se spo e kuptonte reagimin e partneres gjatë provave.
U mbyll me puthje, intervista intime e Genës dhe partneres Lori: Joshem nga i gjithë trupi jot!
Gena është këngëtari i spektaklit këtë premierë të “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollca, i cili si ndezi skenën me performancat e tij.
Mirëpo nuk mund të mungonin sfidat dhe pyetësorët edhe për të, këtë herë krah partneres së tij, Lori. Pas kamerës së fshehtë që kjo e fundit i realizoi, dyshja patën intervistën e tyre të parë përballë në një skenë televizive.
Intervista ishte mjaft intime dhe mësuam shumë për çiftin. Gena u shpreh se joshet nga çdo pjesë e trupit të Lorenës dhe gjatë gjithë kohës i shprehën dashurinë njëri-tjetrit dhe intervistën e mbyllën me një puthje në buzë teksa publiku e kërkoi nga çifti dhe çifti i thanë njëri-tjetrit: “Të dua sa bota”.
Në një lidhje dashurie me Era Istrefin? Don Xhoni intrigon publikun me përgjigjen!
Don Xhoni ishte një nga të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca në puntatën e parë të spektaklit “Zemër Luana”.
Prej kohësh përflitet për një lidhje dashurie të mundshme mes reperit dhe këngëtares shqiptare Era Istrefi, akoma edhe më shumë pas publikimit të këngës “Hala”.
Mirëpo Don Xhoni vendosi të flasë për “Zemër Luana”, në sfidën e tij brenda zemrës së madhe përballë pyetjeve pikante mbi vajzat e njohura të showbizit që është parë pranë tyre.
Edhe pse tha se me asnjërën prej tyre nuk ka patur një lidhje, kur u pyet për Era Istrefin ai tha se ata kanë një “marrëdhënie perfekte”, si perfekte? “Perfekte”, tha Don Xhoni duke shtuar kuriozitetin në publik.
“A të mungoj?”/ Don Xhoni ka një mesazh për ish-të dashurën ruse nga skena e “Zemër Luana”!
Don Xhoni ishte një nga të ftuarit e Luana Vjollcës në “Zemër Luana” këtë të diel, ku sigurisht që nuk do i shpëtonte lojëra pikante personale.
I vendosur brenda një zemre të madhe në skenë, Don duhej t’u përgjigjej pyetjeve mbi dashurinë apo vajzave VIP me të cilin e kanë bërë të lidhur. Nëse reperi nuk i përgjigjej pyetesorit brenda zemrës i bashkohen vajza balerina, ndërsa balerinët meshkuj futin shtiza në “zemrën” e tij.
Një nga pyetjet pikante ishte mbi ish-të dashurën e tij ruse, Ariana Lirey.
“Ish-e dashura jote ruse, Ariana Lirey nëpërmjet rrjeteve sociale shprehet se kënga me Era Istrefin, është një dedikim për të madje edhe të falenderon. Çfarë do t’i thoje sonte asaj nga skena e “Zemër Luana”?”, ishte kjo pyetje që iu drejtua Xhonatanit, i cili ia ktheu me pyetje dhe u shpreh kështu:
“I them: ‘A të mungoj?’. Kënga me Erën nuk është dedikim për të (Ariana), por për një vajzë tjetër; e cila është edhe më e bukur se ruse!”.
“Zemër Luana”/ Bes Kallaku bën për “turp” Xhensila Myrtezajn, zbulon sekretin: “Në shtëpi më shumë …”
Mbrëmjen e sotme në hapje të programit “Zemër Luana”, autorja dhe moderatorja Luana Vjollca zbuloi se Bes Kallaku do të jetë këtë sezon kapiteni i skuadrës së kuqe, “Luanët e kuq” dhe Olsi Byluku i skuadrës së verdhë, “Luanët e verdhë”.
Besi u vendos në një sfidë përballë këngëtarit Butrint Imeri ku zbuluan shumë të pathëna e sekrete. Ata u vendosën në lojën me pije të çuditshme dhe të shpifura, ku nëse Besi dhe Butrinti refuzonin të pinin duhet të zbulonin një “sekret” apo ndodhi në prapaskenat e klipeve me artistët që kishin në tavolinë poshtë gotës së pijeve.
Teksa Besi refuzoi një prej pijeve, fotoja që hapi ishte e Xhensila Myrtezajt, bashkëshortes së tij. Në këtë moment Besi duhet të zbulonte një “sekret” dhe ky i fundit zbuloi se gatuan më shumë në shtëpi se Xhensila.
”Zemër Luana”/ Butrint Imeri “nxjerr zbuluar” Don Xhonin: Ja me kë vajzë VIP ka qenë i lidhur!
Butrint Imeri dhe Don Xhoni ishin dy të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca në spektaklin “Zemër Luana”, ku sollën performanca dhe argëtim siç nuk i kishim parë asnjëherë më parë.
Të dy shumë miq të ngushtë dhe si dy të tillë i dinë sekretet e njëri-tjetrit edhe më mirë. Një sekret të Don Xhon, e mësuam nga Butrinti, i cili në lojën përballë kapitentit të skuadrës së kuqe, Bes Kallakut zbuloi shumë të pathëna.
Ata u vendosën në lojën me pije të çuditshme dhe të shpifura, ku nëse Besi dhe Butrinti refuzonin të pinin duhet të zbulonin një “sekret” apo ndodhi në prapaskenat e klipeve me artistët që kishin në tavolinë poshtë gotës së pijeve.
Teksa Butrinti refuzoi një prej pijeve, fotoja që hapi ishte e Don Xhonit dhe ai zbuloi se Don Xhon “gënjeu” në lojën e tij të zemrës Ku tha që s’ka qenë i lidhur me vajzat vip që iu përmendën. Butrinti zbuloi se Don ka qenë në lidhje me njërën prej tyre dhe la të kuptonte më shumë për modelen e njohur ruse, Ariana Lirey.
“Zemër Luana”/ Bes Kallaku i nxjerr sekretin Sarah Berishës në lidhjen me Dj PM!
Bes Kallaku do të jetë kapiten i skuadrës së kuqe në spektaklin e “Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës dhe përballë tij do të jetë kapiten i skuadrës së verdhë, Olsi Byluku.
Besi u vendos në një sfidë përballë këngëtarit Butrint Imeri ku zbuluan shumë të pathëna e sekrete. Ata u vendosën në lojën me pije të çuditshme dhe të shpifura, ku nëse Besi dhe Butrinti refuzonin të pinin duhet të zbulonin një “sekret” apo ndodhi në prapaskenat e klipeve me artistët që kishin në tavolinë poshtë gotës së pijeve.
Teksa Besi refuzoi një prej pijeve, fotoja që hapi ishte e Sarah Berishës; me të cilën ai ka bashkëpunuar dhe atij i duhej të zbulonte një sekret mbi të. Ai tregoi se Sarah shkonte më shumë në Kosovë për të takuar partnerin e saj, Dj PM sesa ky i fundit në Shqipëri për të.
“Zemër Luana”/ Don Xhon rendit nga më e mira tek më pak… Erën, Loredanën …
Të ftuarit e parë të autores dhe moderatores Luana Vjollca në premierën e “Zemër Luana” ishin Butrint Imeri dhe Don Xhoni. Ashtu siç pritej mbrëmja e kësaj të diele ishte plot argëtim, të qeshura pafund, sfida të forta, por pyetjet më pikante ishin në sfidën përmbyllëse të programit: “Në gojë të luanit hedhim halle”!
Të ftuarit dhe kapitenët u vendosën përballë 1 pyetjeje të sikletshme, por nëqoftëse do të përgjigjeshin, atyre nuk do u derdhej diçka mbi kokë nga goja e luanit.
Kështu veproi edhe reperi Don Xhoni, i cili zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes se cila nga 3 bashkëpunimet me Encën, Loredanën dhe Era Istrefin është më miri edhe ai më pak, duke i renditur!
“Në vend të 3-të kënga me Encën, në vend të dytë kënga me Loredanën dhe në vend të parë është kënga me Era Istrefin, “Hala”, kjo ishte renditja që Don Xhoni bëri gjatë sfidës “Në gojë të luanit hedhim halle”.
Në lidhje me vajzën e njohur nga Tirana? Butrint Imeri zbulon të vërtetën në “Zemër Luana”!
Butrint Imeri dhe Don Xhoni ishin të ftuarit e parë të autores dhe moderatores Luana Vjollca në premierën e spektaklit “Zemër Luana” dhe siç pritej kjo e diel mbrëma ishte plot argëtim, të qeshura pafund, sfida të forta, por pyetjet më pikante ishin në sfidën përmbyllëse të programit: “Në gojë të luanit hedhim halle”!
Të ftuarit dhe kapitenët u vendosën përballë 1 pyetjeje të sikletshme, por nëqoftëse do të përgjigjeshin, atyre nuk do u derdhej diçka mbi kokë nga goja e luanit.
Kështu veproi edhe këngëtari Butrint Imeri, i cili zgjodhi të përgjigjej dhe t’u jepte fund thashethemeve që po thuhen për të dhe vajzën e njohur nga Tirana. Ai zbuloi se është “single” dhe sipas tij “jo me të gjitha vajzat që mund të shihet do të thotë që të jetë i lidhur”.
Pra, vajza e morët vesh, Trintin e kemi beqar!
Luana Vjollca pajton pas shumë kohësh Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun, rrëfehen kapitenët e “Zemër Luana”!
“Zemër Luana” spektakli i argëtimit nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës ka hapur siparin dhe publiku ka qenë mjaft kurioz për të mësuar se cilët do të jenë kapitenët e dy skuadrave.
Ky lajm u konfirmua nga vetë Luana në hapjen e programit, ku prezantoi dy kapitenët që do e shoqërojnë këtë sezon të “Zemër Luana” dhe ia doli të bëjë bashkë dy nga aktorët më të përfolur të humorit, por që nuk flasin me njëri-tjetrin. Ata janë Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku.
Dyshja refuzuan të përballeshin në skenë, por edhe pse tensioni shihej mes tyre, programi dhe argëtimi filloi!
Mirëpo pak para fundit të episodit të parë të “Zemër Luana”, dy kapitenët u përballën me pyetjet pikante në sfidën përmbyllëse të programit: “Në gojë të luanit hedhim halle”!
Ata patën të njëjtën pyetje, arsyen se pse janë zënë me njëri-tjetrin dhe të dy folën rreth kësaj çeshtje, por nuk dhanë arsyen.
Besi u shpreh për Olsin se e ka ende si një vëlla të vogël dhe siç mund të ndodhë me vëllezërit edhe ata patën një krisje në marrëdhënie. Ndërsa Olsi zbuloi se nuk kanë folur për një kohë të gjatë gjithashtu edhe nuk kanë qendruar bashkë, mirëpo e përmbylli me një frazë mjaft emocionuese duke thënë se pavarësisht se ç’mund të ndodhë ata kanë një “kontratë vllazërore” që nuk prishet kurrë. Epo autorja dhe moderatorja Luana Vjollca ia doli t’i pajtonte dhe më fund kapitenët u përqafuan me njëri-tjetrin./tvklan.al