Këngëtarja Arinda Gjoni ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Rudina”, në Tv klan për të prezantuar këngën e saj të re “Dashnia”. Ajo ka realizuar për këtë këngë një klip shumë të bukur të cilin e ka xhiruar në Egjipt.
E pyetur nga Rudina Magjistari se përse zgjodhi pikërisht Egjiptin, këngëtarja i është përgjigjur se arsyeja ka qenë fare e thjeshtë, ajo kishte vendosur të bënte pushime në Egjipt dhe mendoi pse jo të bënte një rrugë e dy punë.
Rudina Magjistari: Kënga “Dashnia” ka pak kohë sa u bë?
Arinda Gjoni: 10 ditë.
Rudina Magjistari: Pra është e re fare, por është një këngë, e cila vërtet premton për të qenë një këngë e pëlqyer, e kënduar, një këngë e cila do e mësojnë njerëzit. Se unë mendoj se këto janë elementet që e bëjnë një këngë shumë popullore. Kur ti fillon i mëson refrenin dhe këndon bashkë me këngëtarin kur ngjitet në skenë aty e ke fituar.
Arinda Gjoni: Po, ky është suksesi.
Rudina Magjistari: Rudina Magjistari: kënga është xhiruar në Egjipt. Pse e ke zgjedhur ti Egjiptin për t’i kënduar “dashnisë”?
Arinda Gjoni: Unë këngën e regjistrova, u kompozua, pak para verës dhe meqenëse unë do ikja me pushime në Egjipt thashë, po bëj një rrugë e dy punë. Bëra dhe pushime dhe xhirova dhe klipin./tvklan.al