#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Rudina – Kush është “dashnia” e Arinda Gjonit?
Rudina – “Blonde”/ Përse ka ngjallur debat filmi për Marilyn Monroe?
I këndoi ‘dashnisë’ në Egjipt, Arinda Gjoni: Thashë të bëja një rrugë e dy punë
Këngëtarja Arinda Gjoni ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Rudina”, në Tv klan për të prezantuar këngën e saj të re “Dashnia”. Ajo ka realizuar për këtë këngë një klip shumë të bukur të cilin e ka xhiruar në Egjipt.
E pyetur nga Rudina Magjistari se përse zgjodhi pikërisht Egjiptin, këngëtarja i është përgjigjur se arsyeja ka qenë fare e thjeshtë, ajo kishte vendosur të bënte pushime në Egjipt dhe mendoi pse jo të bënte një rrugë e dy punë.
Rudina Magjistari: Kënga “Dashnia” ka pak kohë sa u bë?
Arinda Gjoni: 10 ditë.
Rudina Magjistari: Pra është e re fare, por është një këngë, e cila vërtet premton për të qenë një këngë e pëlqyer, e kënduar, një këngë e cila do e mësojnë njerëzit. Se unë mendoj se këto janë elementet që e bëjnë një këngë shumë popullore. Kur ti fillon i mëson refrenin dhe këndon bashkë me këngëtarin kur ngjitet në skenë aty e ke fituar.
Arinda Gjoni: Po, ky është suksesi.
Rudina Magjistari: Rudina Magjistari: kënga është xhiruar në Egjipt. Pse e ke zgjedhur ti Egjiptin për t’i kënduar “dashnisë”?
Arinda Gjoni: Unë këngën e regjistrova, u kompozua, pak para verës dhe meqenëse unë do ikja me pushime në Egjipt thashë, po bëj një rrugë e dy punë. Bëra dhe pushime dhe xhirova dhe klipin.
Ne në Kavajë i themi “femme fatale”, Armand Xhuli për Marilyn Monroe: Atë të gjithë e dashuronin
Filmi “Blonde”, kushtuar Marilyn Monroe ka ngjallur debate të shumta në të gjithë botën. Filmi “Blonde” u vlerësua me shenjën e rrallë “NC-17” të përshtatshmërisë, e cila jepet vetëm në raste ekstreme të filmave me përmbajtje të fortë seksuale dhe është filmi i parë në Netflix “i papërshtatshëm për të mitur”.
Për të folur më tej për polemikat rreth këtij filmi ishin të ftuar këtë të mërkurë në studion e “Rudinës” në Tv Klan ishin Rovena Rrozhani, Armand Xhuli dhe Antoneta Koçi. Panelistët kanë dhënë secili mendimin e tyre se si e pritën këtë film kaq të komentuar. Armand Xhuli e ka cilësuar këtë film si një film horror.
“Mendoj që në radhë të parë duhet ta ndajmë për çfarë kategorie filmi do diskutojmë, horror, dramë apo komedi. Në qoftë se e diskutojmë si film horror është kryevepër, në qoftë se e trajtojmë si film biografik është mizerje”, është shprehur Armand Xhuli.
Ai më tej shton se Marilyn Monroe është një idhull i të gjithëve, duke treguar se ai nuk është dakord për “shembjen e këtyre ikonave”.
Armand Xhuli: Këtu është marrë Marylin Monroe dhe është përdorur për një tjetër qëllim, është e kot të diskutojmë për Marilyn Monroe. Ne në Kavajë themi ‘femme fatale’, është fatalitet në llojin e vet.
Rudina Magjistari: Edhe në Francë.
Armand Xhuli: Po edhe ne nga Franca e kemi marrë. Është aktorja më e fotografuar në botë, është ajo me të cilën kanë rënë të gjithë, në një mënyrë apo tjetrën, në dashuri. Është një idhull, një ikonë e kinemasë, është ajo që solli sensualitetin në kinema./tvklan.al