Shkencëtarët kanë zbuluar se marmoset një nga llojet e majmunëve mund të komunikojnë me njëri-tjetrin me emër dhe njëkohësisht të dinë se kur t’i adresojnë.
Këta majmunë sipas shkencëtarëve i bashkohen një liste shumë të shkurtër të specieve të cilat mund të shfaqin një sjellje të tillë.
Marmoset përdorin një thirrje specifike, të njohura në gjuhën e shkencës si “phee-calls”, për të thirrur njëri-tjetrin. Kjo është cilësuar si një model sjellje e lartë njohëse e vërejtur më parë vetëm te njerëzit, delfinët dhe elefantët.
“Kjo është hera e parë që ne e kemi parë këtë në primarët jo-njerëzorë. Eksperimenti ishte shumë i thjeshtë. Sapo vendosëm dy marroset në të njëjtën dhomë dhe më pas vendosëm një pengesë vizuale mes tyre, ata spontanisht filluan që të dialogonin me njeri-tjetrin,” është shprehur për CNN autori kryesor i këtij studimi, David Omer.
Ekipi i shkencëtarëve që u mor me këtë studim regjistroi biseda të natyrshme midis çifteve marroset, si dhe ndërveprimet me një sistem kompjuterik që i çoi ata në përfundimin se marmosetët iu drejtuan individëve me thirrje.
Për me tepër studiuesit zbuluan se këto kafshë ishin në gjendje të dallonin situatat kur thirreshin dhe reagonin për t’iu përgjigjur këtyre thirrjeve. Në studim u morën 10 marmosetë nga tre grupe të ndryshme familjare regjistrimet e bisedimeve të tyre u regjistruan.
“Deri më tani , ne mendonim se vokalizimi i primarëve jo-njerëzorë është një lloj komunikimi i përcaktuar gjenetikisht dhe jo fleksibël, Por tani ne shohim se marmosetët janë të aftë për prodhimin jashtëzakonisht fleksibël të fjalorit të tyre,” shtoi David Omer.
Sipas studimit, marmosetët varen shumë nga vizioni, por gjithashtu shfaqin një “grumbull kompleks thirrjesh sociale” një prej të cilave është “thirrja e phee”. Thirrjet zakonisht përdoren për të komunikuar kur ato janë jashtë shikimit nga njëra-tjetra.
Hulumtimi zbuloi gjithashtu se marroset që i përkisnin të njëjtit grup familjesh përdorën etika të ngjashme vokale për t’i drejtuar njëri-tjetrit. Gjithashtu përdorën karakteristika të ngjashme tingulli për të koduar emra të ndryshëm. Kjo praktikë sipas studimit i ngjan përdorimit të emrave dhe dialekteve njerëzore./tvklan.al