Joshua Kimmich është futur në sezonin e fundit të kontratës me Bayern Munich dhe e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë.

Prej kohësh përflitet për një largim të mundshëm në merkaton e verës së ardhshme, por ekziston edhe mundësia për të rinovuar.

Në lidhje me këtë, ka folur edhe vetë lojtari, i cili deklaroi se në muajin Janar, do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij.

“Nuk do të pres deri në verë. Do të ulemi në muajin Janar me drejtuesit dhe do të vendosim për të ardhmen time. Atëherë do të marr vendimin e duhur, se ku do të vazhdoj karrierën”, tha Kimmich për “ZDF”.

Interes për shërbimet e mesfushorit 29-vjeçar kanë treguar Real Madrid dhe PSG-ja, por ende nuk ka një vendim përfundimtar. /tvklan.al