Një 30 vjeçar, me iniciale M.Xh., është shpallur në kërkim pasi kishte vënë flakën dy automjeteve të xhaxhait të tij, gjatë natës, në kryeqytet

Sipas njoftimit të policisë, arsyeja e vendosjes së flakëve dyshohet të jetë për motive pronësie.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës (16 Mars), në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Tiranë.

Vijojnë kërkimet për kapjen e të riut. Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“I vuri zjarrin 2 automjeteve, gjatë natës, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ishin djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.

Nga veprimet e para hetimore është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi M. Xh., 30 vjeç, i cili dyshohet se për motive pronësie, ka djegur 2 automjetet e xhaxhait të tij. Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/tvklan.al