37-vjeçarja H.L., që pak ditë më parë në gjendje të dehur të keqtrajtoi foshnjën e saj 5-muajshe duke e përplasur disa herë tokë po procedohet penalisht nga policia e Vlorës.
Uniformat blu bëjnë me dije se pas ekzaminimeve mjekësore është dërguar në kujdesin e Shërbimeve të Qendrës Sociale në Vlorë.
“H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit”, njofton policia.
/tvklan.al