Në një takim me mësuesit në Divjakë kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të bëjë publik programin e PS për zgjedhjet e 11 Majit.
Kreu i qeverisë tha se nëse nuk do të kishin një program Shqipëria nuk do të ishte këtu ku është sot dhe se nuk do të ishte dakordësuar me BE-në për hapjen e negociatave.
”Ne do të bëjmë së shpejti edhe hapin tjetër të paraqitjes së objektivave dhe e keni dëgjuar mua më thonë shpeshherë që ky ia di këtij populli dele se njëherë me tepsi, njëherë me kazan njëherë me timon tani me bufë me kënetë dhe s’ka program. Në fakt këto lloj qershish mbi tortë janë mjete komunikimi dhe janë mjete që thjeshtëzojnë komunikimin sipas meje, por nuk fakt nuk janë as programi as tërësëia e arsyeve pse hymë në një betejë apo se ne duam një mandat. Ne jo vetëm që kemi program, por fal programit tonë dhe falë punës së bërë të programit tonë Shqipëria sot është tjetër nga ajo që ishte dhe ajo që është më e rëndësishme Shqipëria sot është një hap larg ëndrre shumë, shumë të vjetër.
Nëse ne nuk do të kishim program, nëse nuk do të kishim objektiva për të realizuar në të gjithë drejtimet e nëse nuk do të kishim plan për realizimin e tyre nuk do të ishim sot në kushtet që t’i merrnim BE dakordësinë për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027”, tha Rama.
Kryeministri Rama tha se programi i PS ka objektiv pagat, pensionet si dhe çiftet e reja
“Ne do ta ndajmë me publikun edhe këtë pjesë të objektivave që kemi për pagat, objektivave qëe kemi për pensionet, objektivat që kemi për investime, objektvat që kemi për të gjitha fushat, që kemi për strehimin, për çiftet e reja, objektivave që kemi për biznesin. Kështu që edhe pak durim do t’ju tregojmë të gjitha ato që kemi”, tha Rama.
/tvklan.al