Raportim Live
18:42, 22 Korrik 2024

Dalja e parë publike pas tërheqjes së Biden, Harris: Trashëgimia e Presidentit e pakrahasueshme në historinë moderne

Zëvendëspresidentja e qeverisë amerikane, Kamala Harris, ka bërë daljen e parë publike pas njoftimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, se po tërhiqet nga gara për zgjedhjet e nëntorit.

Duke folur para turmës së njerëzve Harris ka vlerësuar Presidentin Biden teksa thotë se ajo që ai ka lënë pas është e pakrahasueshme në historinë moderne.

Në një mandat, ai tashmë ka tejkaluar trashëgiminë e shumicës së Presidentëve me dy mandate. Trashëgimia e tij e arritjeve gjatë tre viteve të fundit është e pakrahasueshme në historinë moderne,” u shpreh ajo.

Ndër të tjera Harris thotë se fillimisht e ka takuar Presidentin përmes djalit të tij Beau.

“Fillimisht e takova Presidentin Biden përmes djalit të tij Beau. Cilësitë që ai veçonte te babai i tij janë të njëjtat cilësi që kam parë te ai ndershmëria, integriteti, përkushtimi ndaj besimit dhe familjes së tij, zemra e tij e madhe dhe dashuria e tij për vendin tonë,” thotë ajo.

Kujtojmë se Joe Biden iu dorëzua thirrjeve të demokratëve, duke u tërhequr nga gara e zgjedhjeve presidenciale të Nëntorit në SHBA. Në deklaratën e tij, të dielën, tha se vendimin e mori për të mirën e kombit.

Presidenti po ashtu bëri thirrje që kandidati demokrat përballë Donald Trump duhet të jetë nënpresidentja Kamala Harris.

Për demokratët, akti i Biden për t’u tërhequr cilësohet si patriotik, pasi vendosi vendin para interesit personal. Ndërsa Trump e cilësoi Biden si presidentin më të keq në historinë SHBA-ve.

16:58, 22 Korrik 2024

Clinton mbështet Harris në garën për presidente të SHBA

Hillary Clinton ka deklaruar se është pro kandidimit të Kamala Harris për presidente të SHBA dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin fushatën e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Clinton thotë: Unë e njoh Kamala Harris prej kohësh. Ajo do të ngrejë çështjen kundër kriminelit të dënuar Donald Trump dhe axhendën e Projektit 2025 për të hequr liritë tona. Por ajo nuk mund ta bëjë atë vetëm. Bëhu pjesë e kësaj fushate historike.

Kujtojmë se Gjykata e New York-ut shpalli fajtor ish-presidentin Donald Trump për 34 akuza. Për herë të parë në histori, një ish-President u dënua për një vepër penale.

Ai është cilësuar fajtor ndër akuzat e shumta për falsifikimin e të dhënave të biznesit dhe për të fshehjen e një pagese të bëre ndaj ish-yllit porno Stormy Daniels.

15:28, 22 Korrik 2024

A mund ta mundë Kamala Harris Donald Trump? Çfarë thonë sondazhet

Një prej faktorëve që çuan në vendimin e presidentit Biden për t’u tërhequr nga gara e Nëntorit ishin edhe të dhënat e sondazheve që favorizonin Trump. Por cilat janë gjasat e Kamala Harris përballë kandidatit republikan?

Ajo nuk është ende kandidatja zyrtare e demokratëve, por shpalli kandidaturën menjëherë pasi Biden njoftoi se do të tërhiqej nga gara dhe shumë demokratë me peshë kanë shprehur mbështetjen për Harris.

BBC sjell një shembull të 4 sondazheve ë fundit, që u realizuan përpara se Harris të njoftonte kandidaturën. Ato sugjerojnë gjerësisht se Harris do të ishte pak më mirë se Biden nëse do të përballej me Trump, por diferenca nuk është domethënëse.

Megjithatë është me rëndësi që të theksohet se këto sondazhe u bënë kur Harris ishte kandidate vetëm në teori dhe opinionet mund të ndryshojnë, teksa votuesit bëhet më familjarë me të.

14:31, 22 Korrik 2024

Çfarë është ‘operacioni pema e kokosit’

Postimin e tij pro kandidaturës për Kamala Harris, guvernatori i Kolorados, Jared Polis e shoqëroi me 3 emoji; një arrë kokosi, një palmë dhe flamurin amerikan.

Konfuzë?

Emoji-t janë një referencë ndaj një fjalimi që Harris mbajti vitin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, që së fundmi është bërë viral në mediat sociale.

“A mendon se sapo ke rënë nga një pemë kokosi?“, tha Harris, duke cituar të ëmën e saj indiane. “Ti ekziston në kontekstin e gjithçkaje që ke jetuar dhe të atyre që ishin para teje.”

Në internet, mbështetësit tani po i referohen fushatës së saj si “operacioni pema e kokosit”, kështu që këto emoji tani e tutje me gjasë do jenë kudo.

14:26, 22 Korrik 2024

Demokratët japin mbështetjen për kandidaturën e Kamala Harris

Një total prej 60 milionë dollarësh fonde nga donatorët e vegjël arriti që të siguronte Kamala Harris për fushatën e saj, pasi presidenti amerikan Joe Biden u tërhoq nga gara.

Sipas gazetës “New York Times”, Kamala thyen kështu rekordin ditor donacioneve për Partinë Demokratike që nga zgjedhjet e kaluara. Donatorët kryesorë demokratë kanë dhënë gjithashtu mbështetjen e tyre pas Harris në vazhdën e vendimit të Biden.

Deri para se të tërhiqej nga gara fushata Biden-Harris arriti që të mblidhte rreth 91 milionë dollarë kontribute deri në fund të Majit. Për shkak se emri Harris shfaqet në dokumentacionin e paraqitur për regjistrimin e fushatës, shumë ekspertë besojnë se fondet mund të transferohen drejt saj, nëse ajo fiton emërimin si kandidate zyrtare e Partisë Demokrate.

Lexo më shumë!

14:15, 22 Korrik 2024

Kush do jetë përballë Trump në debatin e 10 Shtatorit?

Njoftimi i Presidentit të SHBA Joe Biden se është tërhequr si kandidat vjen me pak më shumë se 100 ditë të mbetura para se amerikanët të shkojnë në zgjedhje. Përpara këtij momenti ka disa ngjarje të rëndësishme që priten të ndodhin.

Këtë javë, Joe Biden pritet që t’i drejtohet kombit pas pasi njoftoi tërheqjen nga gara. Komiteti i rregullave i Konventës Kombëtare Demokratike do të takohet gjithashtu të mërkurën për të diskutuar procesin për zgjedhjen e një kandidati të ri.

Çështja e finalizimit të një kandidati do të zhvillohet në Konventën Kombëtare Demokratike 4 ditore, e cila zhvillohet në Çikago nga data 19 deri më 22 Gusht.

Gjatë aktivitetit, delegatët e Partisë Demokratike nga çdo shtet dhe territor i SHBA-së do të emërojnë zyrtarisht kandidatët demokratë për presidentë dhe për nënpresidentë.

Debati tjetër do të zhvillohet më 10 Shtator, i organizuar nga gazeta amerikane ABC, me kandidatin demokrat që do të përballet me kandidatin republikan Donald Trump.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 Nëntor.

13:47, 22 Korrik 2024

Ambiciet e Kamala Harris vijnë nga identiteti i saj

Kur u emëruar si zëvendëspresidente e SHBA më 20 Janar të vitit 2021, ajo u bë gruaja e parë që arriti të ishte gruaja e parë që ishte në krye të postit të dytë më të rëndësishëm të qeverisë amerikane.

Si një fëmijë që vinte nga një familje emigrante ajo hyri në histori si gruaja e parë amerikano-aziatike që e arriti këtë.

Përzgjedhja nga Joe Biden si kandidate për zgjedhjet presidenciale më 5 Nëntor, mund të jetë një biletë tjetër suksesi për të hyrë në historinë e SHBA.

Si një grua e suksesshme 59-vjeçarja gjatë rrugëtimit të saj në sferën politike nuk ka shmangur në asnjë moment diskutimet në lidhje me identitetin e saj racor.

Në autobiografinë e saj në vitin 2019 “Të vërtetat që mbajnë: Një udhëtim amerikan”,Harris ka shkruar:  Nëna ime, gjyshërit dhe xhaxhai na rritën me krenari për rrënjët tona të Azisë Jugore. Emrat tanë klasikë indianë u kthyen në trashëgiminë tonë dhe ne u rritë me një vetëdije dhe vlerësim të fortë për kulturën indiane. Të gjitha fjalët e përzemërta apo edhe zhgënjimet  dolën nga goja e nënës sime në gjuhën amtare. Gjë që më duket e përsosur, pasi pastërtia e atyre emocioneve është ajo që unë e lidh me nënën time.

Lexo më shumë!

13:38, 22 Korrik 2024

Kurti: Tërheqja e Bidenit, fundi i një epoke

albin kurti, kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tërheqja e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nga gara për rizgjedhje, shënon “fundin e një epoke”.

“Bota – e veçanërisht Kosova – është një vend më i mirë dhe më i sigurt, për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”, shkroi Kurti në platformën X…Lexo më shumë

13:10, 22 Korrik 2024

Pas mbështetjes së Biden, 553 delegatë demokratë pro Kamala Harris

Kamala Harris po përgatitet për të zëvendësuar shefin e saj Joe Biden si kandidate e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë. Mbështetja për zëvendëspresidenten aktuale brenda demokratëve është e lartë.

Këtë e tregojnë edhe shifrat e parave të grumbulluara pa kaluar 24 orë nga thirrja e saj përmes rrjetit X për sa më shumë donacione, plot 46.7 milionë dollarë. Po ashtu, menjëherë sapo Biden e mbështeti si kandidate, 531 delegatë të Konventës Kombëtare të Demokratëve shpallën publikisht mbështetjen për të, siç shkruajnë disa media amerikane…Lexo më shumë

12:34, 22 Korrik 2024

Kamala Harris, gruaja e parë afro-amerikane që mund të bëhet Presidente e SHBA

Kamala Devi Harris ka lindur më 20 Tetor të vitit 1964 në Oakland të Kalifornisë.

E 49-a në radhë si numri dy i qeverisë amerikane, detyrë të cilën e mori në vitin 2021 dhe gruaja e parë afro-amerikane që mbajti një post të tillë. Ajo ka shërbyer më parë si Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë.

Tanimë, Harris ngjit shkallët e karrierës politike, si kandidate për postin presidencial të Shteteve të Bashkuara. Përgjegjësi që ia besoi Joe Biden, të cilin ajo e kishte suportuar në çdo vendimmarrje. Por cila është e shkuara e Harris? Lexo më shumë

10:01, 22 Korrik 2024

Ikën Joe Biden, Kamala Harris përballë Donald Trump

Joe Biden iu dorëzua thirrjeve të demokratëve, duke u tërhequr nga gara e zgjedhjeve presidenciale të Nëntorit në SHBA. Në deklaratën e tij, të dielën, ai tha se vendimin e mori për të mirën e kombit.

Presidenti po ashtu bëri thirrje që kandidati demokrat përballë Donald Trump duhet të jetë nënpresidentja Kamala Harris.

Për demokratët, akti i Biden për t’u tërhequr cilësohet si patriotik, pasi vendosi vendin para interesit personal. Ndërsa Trump e cilësoi Biden si presidentin më të keq në historinë SHBA-ve.