Presidenti amerikan Joe Biden është tërhequr nga gara presidenciale në SHBA.
Tërheqjen e ka njoftuar vetë ai përmes një letre të botuar në Facebook.
Biden, që rikandidonte për një mandat të dytë si President i Amerikës, thotë se tërheqja e tij nga gara është në interesin më të mirë të vendit dhe partisë së tij.
“Edhe pse kisha si qëllim të rizgjidhesha, besoj se është në interesin më të mirë të partisë dhe të vendit që të tërhiqem nga gara dhe të fokusohem vetëm në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të mandatit presidencial”, shkruan ndër të tjera Joe Biden në letrën e tij.
Pothuajse të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike në SHBA kishin kërkuar tërheqjen e Joe Biden dhe zëvendësimin e tij me një tjetër kandidat. Kjo për shkak të sondazheve që tregojnë se Donald Trump fiton përballë Biden.
CNN e kishte paralajmëruar 2 ditë më parë dorëheqjen e Bidenit. Emri që përflitet më së shumti si kandidat për President nga radhët e Demokratëve është Kamala Harris, zv/Presidentja e SHBA.
Zgjedhjet presidenciale amerikane janë në Nëntor 2024 dhe nga sondazhet e deritanishme fitues rezulton ish-Presidenti Donald Trump, i cili kërkon gjithashtu një tjetër mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.