Pas tërheqjes nga gara presidenciale të Joe Biden, zonja e parë Jill Biden ka shprehur mbështetje të palëkundur për bashkëshortin e saj.

Presidenti i Amerikës Joe Biden njoftoi këtë të dielë tërheqjen e tij nga zgjedhjet presidenciale si pasojë e kritikave për shkak të moshës dhe të shëndetit të tij.

Jill Biden në rrjetin e saj social “X” ka shpërndarë njoftimin e Biden duke i bashkangjitur një zemër të kuqe në shenjë përkrahjeje.

Ndërkaq Biden në njoftimin për tërheqjen e tij nga gara ka shkruar: Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të isha presidenti juaj. Dhe teksa ka qenë qëllimi im për t’u rizgjedhur, besoj se është në interesin më të madh të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si president për pjesën e mbetur të mandatit tim.

Zonja e Parë ka qenë në krah bashkëshortit të saj duke i shprehur vazhdimisht përkrahje dhe mbështetje gjatë detyrës së tij president, por edhe gjatë gjithë karrierës së tij politike./tvklan.al