Edhe pse u paraqit që prej orës 10:20 të paradites në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nuk ka mundur të dëshmojë prej 9 orësh. Shkak u bënë debatet nëse duhet të zgjatet mandati i Komisionit i cili përfundon të mërkurën e 13 Nëntorit.

Plarent Ndreca: Vlerësoj se nuk ka absolutisht asnjë vend për ta shtyrë më, e kemi shtyrë 2 herë.

Albana Vokshi: Do i shkojmë deri në fund, ky komision nuk mbyllet pa dëshminë e çdo dëshmitari të kërkuar nga opozita. Edi Rama është më kryesor se Ilir Beqaj dhe Vilma Nushi është po aq kryesore sa Ilir Beqaj.

Pas ardhjes në sallë, Beqaj kërkoi që të gjithë deklaratën e tij që ia lejon rregullorja e Kuvendit, por dhe anëtarët e komisionit, donte ta prezantonte me tabela në “Power Point”. Çka u kundërshtua nga kryetarja demokrate e komisionit e që çoi në një debat që vazhdoi për 3 orë.

Albana Vokshi: Ti je për vjedhje! Ti nuk mund të jesh këtu.

Plarent NdrecaPo je kaq trime sa je këtu, hajde shife vjedhjen time në gjykatë. Asnjë Lekë nga buxheti i shtetit, zero.

Ilir Beqaj: Prej 7-8 muajsh, më keni akuzuar për hajdut. Ju! Ju!

Albana Vokshi: Unë kam 10 vjet, jo 7 muaj!

Ilir Beqaj: SPAK-u nuk ka asnjë akuzë për mua për hajdut.

Albana Vokshi: Po prapë më vjen keq për atë të shkretin që po e keqpërdorni!

Ilir Beqaj: A ka mundësi që fjalën “i shkreti” të mos e vësh më në gojë për mua?

Albana Vokshi: Po si ta them, gjynah?

Ilir Beqaj: Fare, asnjë konsideratë nga ju!

Albana Vokshi: Atëherë unë do të vazhdoj me pyetjet sepse kam shumë pyetje.

Plarent Ndreca: Ju nuk i përgjigjeni asnjë pyetje pa marrë vendim komisioni, pa marrë vendim ne për kërkesën që keni bërë!

U deshën disa pushime rradhazi që mbledhja të rifillonte, por edhe me rinisjen e saj pas debateve mes palëve u vendos që ish-ministri Beqaj të dëshmonte të mërkurën në orën 10:00.

Tv Klan