Vazhdojnë lëvizjet diplomatike të Tiranës për të gjetur një zgjidhje për emigrantët Shqiptarë që janë në pritje të legalizimit të dokumentave të qëndrimit në shtetin fqinj. Dje pasdite ambasadori ynë në Greqi, Bashkim Zeneli, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brëndshëm Grek, ku është diskutuar për gjetjen e një mundësie për krijimin e lehtësirave kufitare për emigrantët që duan të kthehen në atdhe.
Megjithëse duket se po shkon drejtë zgjidhjes ky problem, vendimi përfundimtar i qeverisë Greke do të jepet pas takimit që pritet të zhvillohet mes ministrave të brëndshëm dhe te rendit Grek. Ministria jonë e jashmte është angazhuar dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me qeverinë Greke për të krijuar një hapsirë dhe për të lejuar emigrantët Shqiptarë të lëvizin pa problem jashtë kufirit Grek.
Kreu i dipllomacisë Shqiptare në një intervistë për televizionin Klan ka pohuar se ka patur kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të qeverisë Greke.
Ilir Meta: “Jemi duke intensifikuar këto kontakte dhe synojmë që të arrijmë në një zgjidhje sa më të përshtatëshme dhe sa më të shpejtë”.
Gazetajra: Çfarë është arritur dje pas takimit të ambasadorit Shqiptar Zeneli me Ministrin e Brëndshëm Grek Skandalidhis ?
Ilir Meta: “Nuk mund të flasim ende për një zgjidhje të problemit, por duket se ka një disponim nga ana e autoriteteve Greke për të gjetur një zgjidhje sa më praktike, e theksoj sa më praktike sepse ka probleme të karakterit ligjor të cilat nuk mund të zgjidhen brënda një kohe të shkurtër. Megjithatë ne po vazhdojmë dhe do të ketë dhe kontakte të tjera, besoj se do të gjejmë atë bashkëpunim dhe atë vullnet që të krijojë këtë garanci e cila është shumë e rëndësishme dhe njerëzore”.
Gazetarja: Emigrantët Shqiptarë mund të shpresojnë se mund të kthehen me pushime në Shqipëri ?
Ilir Meta: “Përderisa unë po shpresoj dhe po synoj për një gjë të tillë, besoj se nuk ka arsye për ti humbur shpresat, por e thashë që ka disa probleme të karakterit ligjor të cilat nuk mund të zgjidhen në një periudhë kaq të shkurtër, prandaj dhe ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje sa më praktike”./tvklan.al