Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Dy serb të vrarë dhe 35 të tjerë të plagosur. Ky ka qenë rezultati i disa shpërthimeve me granata në tregun e qytetit Fushë Kosovë, 5 km në përëndim të Prishtinës. Sot rreth orës 10 e 30 minuta shpërthimet kanë lënë të varë serbët të cilët kishin shkuar në treg, i cili ishte hapur pas shumë kohësh mosfunksionimi.

Qyteza e Fushë Kosovës ku ka ndodhur shpërthimi i sotëm banohet 100% nga serbët. Në lidhje me këtë ngjarje policët ndërkombëtar dhe trupat e KFOR kanë arrestuar dy shqiptar të cilët dyshohen si autorë të saj. Shumë banor serb të zonës përreth kanë bllokuar rrugën Prishtinë-Pejë, ndërsa trupat e KFOR më pas kanë bllokuar vetë hyrje-daljet në qytetin e Mitrovicës për të evituar konflikte të tjera të mundshme mes shqiptarëve dhe serbëve./tvklan.al