Përmes një surprize të veçantë në Pallatin e Koncerteve, Xheisara ndau në natën finale të “Këngës Magjike” lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë. gjithashtu, përmes dritave të skenës ajo mësoi gjininë e bebit, ndonëse ndodhi një ngatërresë e vogël.
Fillimisht dritat ishin blu e më pas kaluan në rozë duke konfirmuar se është në pritje të një vajze. Duke e komentuar këtë në post “Kënga Magjike” në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Xheisara tha se ishte e sigurt se do të qe djalë e madje mendoi se kishte fituar një bast.
Xheisara: Dje kam qenë shumë e emocionuar dhe kisha një mal me emocione. Në momentin e parë që e kam parë blu mendova që kisha fituar një bast që e kisha vënë me mikun tim më të mirë që kishte gjatë gjithë kohës që më thoshte ti do të bësh një vajzë dhe unë i thoja që jo, unë do të bëj një djalë. Unë e thashë që gjithë jetën kam dashur të kem një vajzë, por nuk e di pse qëkur kam qenë shtatzënë, dshira ime ishte që të kisha djalë dhe isha fiksuar që unë beben e kisha djalë. Kur doli djalë aty, thjesht pata një reagim të menjëhershëm se isha unë ajo që e gjeta, ishte ajo ndjesia e mëmësisë që okej, ia dola. Kur na e ndërroi Aldo që ishte vajzë, patjetër që jam shumë e lumtur për arsyet që i thashë, por më bëri pak konfuze. Do të shkoj ta kontrolloj edhe njëherë tjetër se nuk jam shumë e sigurt. (qesh)
Ardit Gjebrea: Shiko, ndoshta ai gabim nuk u bë rastësisht. Bëj shaka, nuk di ka gabuar doktori apo jo.
Xheisara: Gjithsesi, unë jam shumë e lumtur për këtë pjesë dhe jam shumë e lumtur që e ndava këtë gjë mes jush dhe patjetër do të jem mami i një vajze, shpresoj që të bëhet edhe ajo një ditë superstar./tvklan.al