Një gazetar grek ka rënë nga karrigia e tij, mëngjesin e kësaj të enjte gjatë transmetimit live në telvizionin ANT1.
Protagonist ishte gazetari Yiannis Stratakis, i cili gjatë një debati duke komentuat një deklaratë të Christine Lagarde, ra nga karrigia e tij dhe “u zhduk” nga plani.
Të pranishmit në panel u ngritën në këmbë për të parë së çfarë ndodhi me gazetarin dhe në fytyrën e tyre u shfaq buzëqeshja. Mësa duket gazetari Stratakis ka pasur një problem me karrigen e tij dhe gjithçka u zgjidh shumë shpejt./tvklan.al