Dobësimi i vazhdueshëm i monedhës europiane shkaktoi një status vendnumëro të tregtisë me jashtë gjatë vitit të shkuar.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në Dhjetor të vitit 2024 eksportet arritën vlerën e 26 miliardë Lekëve duke u ulur ndjeshëm krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2023.

Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën e 79 miliardë Lekë, duke u rritur me 8,3%, në krahasim me një vit më parë vihet re në publikimin e fundit të Institutit të Statistikave.

Gjatë Dhjetorit të vitit të kaluar në uljen e eksporteve ndikuan kryesisht grupet “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe grupi “Tekstile dhe këpucë”. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan”.

Sa i përket importeve të mallrave, gjatë muajit Dhjetor në rritjen prej 8,3%, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe “Ushqime, pije, duhan”, sipas INSTAT.

Klan News