Turistët e huaj: Jemi magjepsur nga Alpet shqiptare, synojmë të rikthehemi
Shqipëria turistike është promovuar edhe në pavionet e Amerikës së Jugut gjatë panairit ndërkombëtar “FITUR” në Madrid. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale edhe eksperiencën e turistëve që e kanë vizituar Shqipërinë dhe sërish do të rikthehen për të shijuar bukuritë e vendit tonë, duke i cilësuar si kartëvizitë prestigjioze të prezantimit të Shqipërisë turistike.
Përveç ushqimit, dhe plazheve tursitët vlerësojnë edhe bukuritë natyrore.
“Shpresoj vërtetë që Shqipëria të jetë udhëtimi im i ardhshëm, sepse sa më shumë shoh nga Shqipëria, aq më shumë dua të shkoj, sidomos në malet e saj të mrekullueshme.”
“Do të udhëtoj për në Shqipëri këtë verë. Do të shkoj për dy nga gjërat më të rëndësishme: njëra janë plazhet dhe tjetra janë të gjitha zonat arkeologjike dhe qytetet më të rëndësishme të trashëgimisë që kanë.”
Një tjetër turiste e huaj konfirmoi se udhëtojë drejt vendin tonë këtë verë dhe vëmëndje të madhe i morën qytetet historike.
“Ne u dashuruam nga udhëtimi në Shqipëri sepse na u duk një destinacion shumë i bukur, me qytete të mrekullueshme si Berati. Ne pëlqyem shumë Alpet shqiptare, ishin pjesa ime e preferuar, por edhe plazhet në jug ishin te mrekullueshme. Kështu që ju rekomandojmë të vizitoni Shqipërinë”.
Vlerësime positive për Shqipërinë kishte dhe nga nomadët digjital, por edhe nga të rinjtë që kishin shijuar jetën e natës në kryeqytet.
“Kam qenë në Shqipëri për 3 muaj si nomad dixhital dhe Shqipëria natyrisht është bërë një nga vendet e mia të preferuara, sepse më pëlqen shumë natyra autentike, e paprekur, e egër në veri dhe ushqimi po ashtu.”
“Kam qenë në Shqipëri dhe më pëlqeu shumë, më pëlqyen njerëzit, ushqimi. Do ta nis me Kryeqytetin, Tiranën dhe pastaj edhe plazhet janë shumë të bukura. Himara, edhe ti ke qenë në Himarë apo jo?”
“Po kam qenë në Himarë, Ksamil, Sarandë, në Parkun Kombëtar të Butrintit. Isha edhe në Tiranë. Më pëlqen shumë jeta e natës në Tiranë. “
“Më pëlqen të vij në Shqipëri për natyrën.”
Shqipëria mori pjesë në panairin ndërkombetarë të turizmit në Madrid, ku u tërhoqi vëmendjen dhe të shumë investitorëve të huaj spanjoll.
Klan News