Gjatë fjalës së tij në ceremoninë hapëse të “ITB Berlin 2025”, kryeministri Edi Rama u ndal veçanërisht te turistët gjermanë. Duke numëruar afro 400 mijë të tillë që kanë shijuar pushimet në vendin tonë në 2024-ën, rreshtoi të mirat e Shqipërisë. Nuk munguan as batutat!
“12 milionë turistë në vit! Shohim këtë vit shifra më të larta, me Janarin e Shkurtin që kanë vendosur rekorde të reja. Numri i gjermanëve vitin e kaluar shkoi në afro 400 mijë, janë lloji më i mirë i turistëve. Gjermanët janë pushuesit kryesorë në botë, ua kalojnë të gjithë të tjerëve. Jo se janë më shumë në kuptim shifrash, por se qëndrojnë më shumë ditë gjithsej. I duam sepse pinë shumë birrë dhe hanë shumë kur na vizitojnë!
Shijet e Shqipërisë janë shumë më të mira, le ta nisim përshembull me kafen, krahasoni atë lëngun e errët, me ekspresin më të mirë jashtë Romës! Ky është krahasimi më pak i dhimbshëm që mund të bëj. Nëse nuk doni t’i besoni fjalës time për këtë, besoni Der Spiegel, që e përshkruan Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar, qoftë për Ksamilin, Butrintin apo ngjitjet në Theth e Valbonë. Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur, në 2025-ën do jenë destinacion kryesor për ata që duan det dhe diell”, deklaroi Rama nga kryeqyteti i Gjermanisë.
/tvklan.al